Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate rreth orës 00:50.

Viktima është L.D. 63 vjeç, njofton policia.

Sa i përket automjetit, është ende i paidentifikuar pasi drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. /tvklan.al