Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria ka marrë vendime në mbështetje të fëmijëve që kanë humbur prindin e tyre gjithashtu dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ogerta Manastirliu: Fëmijët, të cilët kanë humbur prindin e tyre për arsye të vetësakrifikimit të jetës dhe ju e dini se parlamenti shqiptar ka miratuar në muajin Nëntor ligjin në mbështetje të fëmijëve të republikës dhe tashmë ju e dini, për ta jetësuar këtë ligj, ngrihet një Komision Qendror i përbërë nga përfaqësues të ministrive për të filluar punë menjëherë me të gjithë procedurat në zbatim të këtij ligji. Është ashtu sikur kemi informuar publikun, një ligj që mbështet fëmijët, në shumë dimensione në mbështejen e paketës së plotë financiare me pagën maksimale të prindit që ka humbur jetën në krye të detyrës duke u vetësakrifikuar, duke iu siguruar gjithashtu fëmijëve mbështetje sociale, duke i  siguruar mbështetje në arsimim dhe përkujdes në të gjitha aspektet.

Do të marr të gjitha aplikimet sipas proceduarve, duke garantuar kështu mbështetjen e plotë për këto fëmijë dhe për të gjithë ato fëmijë që kanë përfituar statusin. Për personat me aftësi ndryshe, tashmë ne do ta shtrijmë në të gjithë territorin. Duke ngritur komisionet, mjekë, punonjës socialë, të personave që kanë nevojë të marrin shërbime nga shteti. Këto janë dy vendimet që ka miratuar Ministria./tvklan.al