Pep Guardiola nuk kërkon vetëm fitoren, por njëkohësisht edhe lojën pa gabime. Manchester City mundi me rezultatin 3 – 0 Fulham në sfidën e së shtunës, por kjo nuk e kënaqi trajnerin që nuk i lejoi futbollistët të kishin ditën e zakonshme të pushimit.

Gjatë takimit lojtarët e City patën 28 mundësi shënimi. E përditshmja “The Sun” shkruan se ky ishte vendimi i Guardiola, i cili e shfaqi mërzitjen e tij edhe në konferencën pas ndeshjes.

“Jam i nervrikosur me futbollistët e mi dhe ata e dinë mirë. Nuk duroj dot kur gabojnë veprimet më elementare, si pasimi apo zotërimin e topit. E kemi diskutuar vazhdimisht dhe dua t’i tregoj që mund të përmirësohemi”.

Manchester City është kampion i Anglisë në fuqi, por për Pep Guardiola futbollistët nuk duhet të shpërqendrohen. Ata duhet të japin maksimumin me çdo kundërshtar.

Tv Klan