Siguron 200 mijë vaksina kineze kundër Covid

Edhe pse gjatë ditës së sotme u nënshkrua marrëveshja për furnizim me vaksina kundër COVID-19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm” ende nuk dihet data e saktë e arritjes së tyre. Ministri i Shëndetësisë Venko njoftoi se vaksinat do të arrijnë në aeroportin e Shkupit nga ku janë bërë të gjitha planet e transportit deri tek operatorët ekonomik.

“Atë që sot e kemi nisur ta punojmë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, janë detajet e transportit I cili do të jetë me aeroplan. Ky organizim do të merr disa ditë. Na lejoni që t`ju njoftojmë ditëve në vijim, kur saktësisht do ta dimë se kur do të arrijnë vaksinat, që të mos ketë spekulime, bëhet fjalë për disa ditë dallime. Vaksinat do të arrijnë kë Aeroportin e Shkupit”.

Ministri Filipçe edhe një herë siguroi se vaksinat kineze janë të sigurta. Efikasiteti i vaksinave kineze sipas publikimeve të ndryshme shkon prej 60 deri 90%. Mendoj se është mjaftueshëm për të arritur efektin e dëshiruar për të pasur në një shkallë të caktuar që të arrihet imuniteti kolektiv.

Tv Klan