Nata e 13-të e Maratonës së Këngës Popullore zbret në qytetin e Prishtinës ku është dhe nata e fundit eliminatore për konkurentët e diskofolkut. Nexhmie Pagarusha është ajo e cila hap natën e sotme të Maratonës.

Të ftuarit e natës së sotme të cilët do të flasin për kulturën dhe traditat kosovare janë : Naim Krasniqi, Shyqyri Nimani, Ganimete Jashanica, Fatmira Mijaku dhe Nexhmi Mehmeti. Avni Mula është i ftuari special i cili origjinën e tij e ka nga Gjakova.

Konkurenti i parë është një i ftuar mjaft interesant i cili vjen nga Struga e Maqedonisë. Ritmet Popullore janë të shpeshta në krijimtarinë e tij. Me këngën “ Të pashë tek vije” të orkestruar nga Vagner Nushi këndon Selami Kolonja.

Ajo është Mihrije Brahaj ,e ftuara speciale e natës së sotme.

Konkurentja e dytë vjen nga Tirana dhe ka qënë e para që ka eksperimentuar në alternimin e muzikës moderne dhe asaj folklorike. Ajo është këngëtarja Eranda Libohova.

Konkurentja e radhës e diskofolkut është një artiste në top form. Ajo ka bashkëpunuar gjithmonë me Endri Sinën për të konkuruar me këngën “ftujka”. Ajo është këngëtarja Rovena Dilo.

Konkurenti i katërt vjen nga Kosova dhe është në hapat e parë të karrierës së tij. Naim Krasniqi është orkestruesi i këngës së tij. Të titulluar “Tek stani” këndon Ardit Stafa.

Përshëndetja e rradhës vjen nga një këngëtare nga Mali i Zi e quajtur Lule Merkule me këngën “Oj lulije”.

Konkurentja e rradhës e diskofolkut ka udhëtuar nga Sofia e Bullgarisë për të mbërritur në Maratonën e Këngës. Me një këngë të orkestruar nga Altin Shehu këndon Kleopatra Dokle.

Këngëtarja e rradhës vjen nga Prishtina. Ajo konkuron me këngën “Të kujtoj me mall” të orkestruar nga Alfred Kaçinari. Ajo quhet Besjana Mehmeti.

Për konkurentët e rradhës viti që lame pas ishte më i suksesshmi për ta. Albumi i tyre rezultoi si me i suksseshmi duke u shitur shumë. Kanë marrë pjesë në edicionin e parë të Maratonës së Këngës Popullore dhe Qytetare. Ata sonte vijnë me këngën “Nënë ç’mora një udhë” dhe është orkestruar nga Genti Lako. Ata janë grupi Ali Pashë Tepelena./tvklan.al

Moderatorë: Rudina Magjistari dhe Gulielm Radoja