Programi “Rudina” është zhvendosur nga studioja në Tv Klan në një ambient në breg të detit për të na sjellë gjithë energjinë e verës. Të ftuarën e ditës e njohim të gjithë si astrologen më të famshme në Shqipëri që çdo javë e fillim muaji na njeh me parashikimet e saj të shenjave, por këtë herë Meri Shehu vjen në një rrëfim ndryshe.

Edhe pse e njohur, pak dimë për Merin përtej ekranit ndaj në bisedën me Rudina Magjistarin, astrologia ka zbuluar si rrallëherë një anë tjetër.

Rudina Magjistari: Me notin si i ke marrëdhëniet?

Meri Shehu: Unë di të notoj shumë mirë.

Rudina Magjistari: Vërtet?

Meri Shehu: Po, unë kam lindur në Vlorë, normale që…

Rudina Magjistari: Sa gjëra nuk i dimë nga Meri! S’e dija unë që ishe nga Vlora ti!

Meri Shehu: Po, unë kam lindur në Vlorë, por detin e kam pjesë timen, por si të gjithë ne Akrepët, unë që i përkas shenjës së Akrepit, jemi pak tipa të çuditshëm, me dallgët, kemi frikë nga thellësitë, nga dallgët, por notin e di perfekt, zhytjet nuk i kam qejf.

Rudina Magjistari: Sepse do siguri Akrepi ndoshtaa?

Meri Shehu: Do siguri, nuk mund të futem diku ku s’e kontrolloj dot. Ta dish që kokën nuk e kam zhytur  asnjëherë.

Meri shton se ka jetuar shumë vite në Greqi dhe më pas vendosi të kthehej. Këtë vendim nuk e mori spontanisht, po besojeni ose jo, fati është vërtet i shkruar në yje pasi ia tha horoskopi!

Rudina Magjistari: Si e ke marrë vendimin për t’u kthyer?

Meri Shehu: Unë, për kuriozitetin e të gjithëve, më shumë më kanë thënë mësuesit e mi të astrologjisë që duhet të kthehesha në Shqipëri. Ata morën një vendim të tyrin duke parë edhe hartën time ose natyrën time dhe më thanë që ti duhet të ikësh atje. Ishte një vendim i përbashkët.

Rudina Magjistari: Në Shqipëri edhe mungonte.

Meri Shehu: Po, nuk kishte, por panë edhe natyrën time. Më shumë kanë qenë ata iniciatorë që unë të rikthehesha në Shqipëri, pastaj edhe dëshira sepse kur je në një vend të huaj, sado-sado, të gjithë mund të ecin, mund të bëjnë biznese, mund të bëjnë prokopi themi ne nga jugu, por si vendi yt, pozicionin që mund të arrish dhe të perfeksionohesh, si vendi yt nuk ka. Rruga ime ka qenë sa e lehtë dhe e vështirë, mua të gjithë më njohin që kam vite që e jap, e luftoj se media është e vështirë, nuk është kaq e lehtë që t’i rezistosh ndër vite, por ia dolëm. Të paktën ndihem e kënaqur për momentin./tvklan.al