“Astrologia më e famshme në Shqipëri” është fraza që dëgjojmë sa herë përmendet Meri Shehu. Por përpara se të ishte astrologe e aq më tepër, e famshme, Meri Shehu ka pasur një profil profesional krejt tjetër. Do t’ju tingëllojë e habitshme, por astrologia është diplomuar për Mësuesi, një fakt që habit edhe vetë Magjistarin, moderatoren e programit “Rudina” në Tv Klan.

Rudina Magjistari: Si u gjende ti pjesë e astrologjisë?

Meri Shehu: Unë isha e përgatitur si një intelektuale shumë e denjë, madje deri diku isha edhe ateiste sepse kështu na kishin edukuar. Shkolla jonë kështu na edukoi, që të ishim të përgatitur moralisht, të ishim njerëz praktikë, të fuqishëm, studiova, mbarova universitetin.

Rudina Magjistari: Për çfarë ke studiuar?

Meri Shehu: Për Mësuesi. Kam mbaruar universitetin në Elbasan, po.

Rudina Magjistari: Pedagogji, kështu që duhet të ishe sot një mësuese në 9-vjeçare ose në shkollat e mesme.

Meri Shehu: Po, kam dhënë mësim.

Rudina Magjistari: Vërtet?

Meri Shehu: Po. Krahas astrologjisë, unë kam dhënë dhe shumë nxënës më mbajnë mend, kam dhënë mësim te “Qemal Stafa”, kam dhënë mësim te “Gjon Buzuku”.

Rudina Magjistari: Seriozisht e ke? Çfarë lënde ke dhënë?

Meri Shehu: Po unë nga fillimet e mia u futa në dispozicion dhe ku kishte vend bosh, jepja por faktikisht kam mbaruar për ciklin e ulët që në atë kohë ishte një nga shkollat e preferuara për femra, dihej që do të ishe mësuese, gjithë verën do ta kishe pushim. Megjithatë, por e pashë që nuk mund t’i përkushtohesha më arsimit, rruga ime filloi të ndryshonte dhe shpeshherë edhe dilemat me veten time, a duhet ta vazhdoj këtë gjë sepse edhe kjo ka  pasur shumë vështirësi, paragjykime, unë jam tip intelektual, astrologjia është shumë intelektuale por shpeshherë njerëzit nuk e kuptonin të gjithë dhe e shihnin thjesht si një fall. Unë gjithmonë kam dhënë atë më të madhen e astrologjisë, atë që njeriu çfarë është, çfarë energjish ka, si t’i përdorë dhe mesazhe të bukura kemi dhënë ndër vite.

Rudina Magjistari: Të ka bërë për vete le të themi, kjo  fushë, të ka përfshirë.

Meri Shehu: Më ka shënuar, më shumë më ka gjetur ajo mua sesa e kam gjetur unë atë. Unë kam pasur dilemat e mia gjatë rrugës.

Rudina Magjistari: Takimi i parë, momenti i parë me astrologjinë?

Meri Shehu: Ka qenë rastësor./tvklan.al