Mbrëmja e 31 dhjetorit, e cilësuar si një natë speciale, do të sjellë 8 konkurentë. Ata janë Luljeta Haxhi, Bujar Qiçi, Artjola Toska,Hera Laçi, Sinan Hoxha, Loreta Kaçka, Valbona Mema dhe Bujar Qamili.

Interpretuesja e parë ka kënduar gjithmonë këngë të Shqipërisë së Mesme dhe është një nga këngëtaret më në modë dhe një nga më të preferuarat e publikut. Artjola Toska prezanohet me një kolazh këngësh tiranase.

Edhe interpretuesja e dytë sjell këngën e Shqipërisë së Mesme. Ajo është Valbona Mema dhe grupi i saj shoqërues.

Si çdo natë tjetër nuk mund të mungonin dhe të ftuarit speciale ku kryesojnë në muzikën alternative por dhe atë të lehtë.  Kristi është një kompozitor i cili i inspiruar nga folklori ynë kërkon të sjellë diçka të re në muzikën tonë. Në këtë Maratonë ai është dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i grupit të baletit.

Pas performacës së të ftuarit Maratona ndalon në jug të Shqipërisë pasi dhe këngëtarja konkuruese është nga qyteti i Gjirokastrës. Me këngën e “ Tanës”, një perlë e vjetër e jugut, e interpreton në një version të ri Luljeta Haxhi.

Qyteti i Peshkopisë përfaqësohet mjaft mirë nga Vera Laçi. Ajo është mjaft e njohur në muzikën popullore ku në biografinë e saj artistike renditen një sërë pjesëmarrjesh në festivalet folklorike . Kënga e saj konkuruese quhet “Në filxhan të shkruar”.

Interpretuesi i katërt vjen nga qyteti i Tiranës. Për admiruesit e këngës tiranase ai është një personazh mjaft i njohur. Ai është Bujar Qiçi.

Atmosfera bëhet më e bukur kur artistët pjesëmarrës këndojnë një kolazh këngësh dasmore.

Parodistët e Vlorës përshëndesin me paroditë e tyre.

Sinan Hoxha prezantohet me një këngë të kompozuar nga Shpëtim Saraçi

I ftuari i dytë special është një instrumentist mjaft i talentuar në firzamonikë. Ai vjen nga qyteti i Elbasanit, Sopot Serica.

Konkurentja e radhës vjen nga qyteti i Durrësit dhe prej vitesh këndon këngën popullore në turnetë e zhvilluara në diasporë. Ajo është Loreta Kaçka.

Bujar Qamili ndez atmosferën duke interpretuar këngët e tij në një mënyrë ndryshe nga sa është mësuar të dëgjojë publiku. Me orkestrim me vegla të gjalla të drejtuar nga Luan Borova dhe me kostume popullore tradicionale shkodrane, ai interpreton një kolazh këngësh popullore shkrodrane./tvklan.al

Moderatore : Rudina Magjistari