12 vite deri tani në pushtet kryeministri holandez nuk ka rivalë

Një konservator veteran në skenën politike evropiane, 55-vjeçari Mark Rutte ka përballuar gjatë këtyre 12 viteve si kryeministër i Holandës disa kriza si ato financiare, ajo e Euros, e refugjatëve, krizat e Brexit dhe Covid-19.

Dalja e Britanisë së Madhe, e cila është partneri i rëndësishëm tregtar i Holandës, nga BE me Brexit u kthye në një humbje ekonomike për holandezët. Shumë votues holandezë thonë se janë të lodhur nga udhëheqja e tij, por nuk kanë asnjë alternativë të qartë.

Rutte i cili theu rekordin e Ruud Lubbers, i cili shërbeu si Kryeministër në Holandë gjatë periudhës 1982-94, tha se kjo situatë nuk do të thoshte “një kuptim tjetër” për të.

I lindur më 14 Shkurt 1967 në kryeqytetin Hagë, Rutte është anëtari më i ri i një familje me 7 fëmijë. Rutte nuk është e martuar dhe nuk ka fëmijë. Ai ka deklaruar se është e kënaqur me jetën e tij private.

I cilësuar si “Marku i Teflonit” për mbijetimin e krizës dhe trazirave politike, Rutte arriti të ruajë pozicionin e tij si kryeministër pas skandalit të ndihmës për kujdesin e fëmijëve dhe tërmeteve të shkaktuara nga aktivitetet e kërkimit të gazit natyror në Groningen.

Politikanët që kane shërbyer në kabinetin e tij qeveritar e përshkruajnë kryeministrin  Rutte si “të qetë”, “jo nervoz”, “të trajnuar mirë” dhe “që arrin t`ja beje vetes marketingun”.

Thuhet se Rutte, i cili pritet të hyjë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat janë planifikuar të mbahen në mars të vitit 2025, mund të bëhet kryeministër për mandatin e 5-të pasi duket që të tjerët në skenën politike holandeze janë rivalë të dobët përballë tij.

Rutte është kryeministri më jetëgjatë në Bashkimin Evropian (BE) pas kryeministrit hungarez Viktor Orban. Për disa vite radhazi ai bllokoi hapjen e negociatave me vendin tonë, por tashme Holanda i sheh kushtet e saj të përfshira ne kornizën negociatore të 27 shteteve anëtare të BE-së kushte që do të reflektohen gjatë diskutimeve të grup kapitujve në vitet në vijim.

Klan News