Ajkuti dhe Mehtapi dy të rinj nga Edirneja kanë vendosur që ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre në burg. Data e celebrimit të tyre përkoi me situatën e koronavirusit dhe ata ishin të detyruar që firmën e celebrimit ta hidhnin në institucionin e vuajtjes së dënimit në Edirne.

E kanë të pamundur të dalin jashtë institucionit pasi mund të rrezikojnë infektimin e të burgosurve. Dy të rinjtë janë njohur në burg ku edhe punojnë dhe shprehen se me shaka i kanë thënë se edhe martesën do ta bënin në burg dhe ashtu ndodhi, kjo jo me dëshirën e tyre, por të detyruar nga situata.

Lëvizja lejohet vetëm për ata të cilët sjellin furnizime. Këta i nënshtrohen një kontrolli të rreptë higjiene. Veçse dezinfektohen veshin edhe këtë veshje.

Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e virusit për të kontrolluar hyrjet daljet përgjatë perimetrit prej 72 mijë metrash të burgut janë vendosur edhe efektivë. Gjithashtu janë të ndaluara vizitat e familjarëve dhe sipas autoriteteve të burgut deri tani nuk të infektuar në radhët e të burgosurve.

Klan Plus