policia_1

Një ndeshje e zhvilluar në masa të forta sigurie ishte ajo mes Shqipërisë dhe Francës e vlefshme për euro 2017 për femra.

Kjo për shkak të sinjalizimeve të dhëna nga Shërbimi Informativ Shtetëror, se ndeshja mund të ishte një shënjestër e sulmeve terroriste, pas ngjarje të 13 Nëntorit në Paris.

Mbrëmjen e së premtes, rrugët që të çonin për te stadiumi “Qemal Stafa” ishin të bllokuara.

Forcat Shiponja, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë ishin pjesë e rreth 200 oficerëve të sigurisë, që qëndruan në gadishmëri për disa orë rreth stadiumit. Të gjithë të pajisur me armatim të rëndë.

Nuk kanë munguar as agjentë të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ shtetëror.

Policia kontrolloi fillimisht ambientet e stadiumit dhe më pas të gjithë spektatorët, përpara se ata të futeshin brenda.

Ajo që binte në sy ishte mos kontrrolli i tifozëve me pajisje metal kërkuese, një masë që është marrë gjerësisht kohët e funit në të gjitha stadiumet e Europës.

Megjithëse hyrja në stadium ishte falas, numri i spekatorëve ishte i ulët dhe për këtë arsye u hapën vetëm tribunat e mbuluara. Gjendja e gadishmërisë zgjati deri në mesnatë, kur ekipi i vajzave të Francës mbërriti në hotel.

Tv Klan