Masakra e Cetinjes, Policia: Autori u vra me 5 plumba





Masakra e Cetinjes, Policia: Autori u vra me 5 plumba

16:04 14/08/2022

Ceremoni shtetërore për 10 viktimat e 12 Korrikut

Vuk Boriloviç, autori i masakrës së vrasjes së 10 shtetasve dhe plagosjes së 6 personave në Cetinje të Malit të Zi, sipas autoriteteve policore është qëlluar me 5 plumba.

Mediat malazeze raportuan më herët se Borilovic u vra nga Nenad Kaluderoviç, duke e cilësuar si hero pasi ngjarja mund të kishte marrë edhe përmasa më tragjike, por do të jetë ekspertiza e policisë që do të faktojë nga se u vra autori i masakrës së Cetinjës.

Kjo për faktin se autoritetet malazeze kanë raportuar se mes policisë kishte pasur një shkëmbim zjarri me Boriloviç, ku në mesin e 6 të plagosurve është edhe polici Ljubisha Maksimoviç.

Autori 34-vjeçar, Vuk Boriloviç të premten e 12 Korrikut hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau një fëmijë 11 vjeç. Pas tij, ia mori jetën edhe vëllait tre vjet më të vogël dhe plagosi nënën e tyre, të identifikuar si Natasha Pajoviç.

Pas ngjarjes autori i telefonoi bashkëshortin e saj Millosh Martinoviç për t’i rrëfyer krimin duke i thënë: “Unë kam vrarë familjen tënde dhe timen”.

Në 45 minutat e mëpasshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë.

Me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun. Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat.

Mali i Zi shpalli tre ditë zie kombëtare. Një ceremoni e veçantë u zhvillua në Cetinje me prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore si presidenti dhe kryeministri. Kjo është ngjarja më e rëndë dhe më shokuese në historinë e këtij shteti.

Tv Klan













Të ngjashme