Italiani largohet nga Wimbledon, Nadal e Djokovic favorit për të triumfuar

Covid-19 mbetet një problem për sportistët elitarë. Pas peshëngritëses shqiptare, Evangjeli Veli, e cila humbi pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare të Oranit, një tjetër sportist rezulton pozitiv. Bëhet fjalë për italianin, Matteo Berretini. Nënkampioni i Wimbledon vitin e shkuar tashme ka shfaqur shenja të virusit dhe për këtë nuk do të marrë pjesë në raundet e radhës të turneut anglez.

Italiani, i cili humbi kundër Novak Djokovic në finalen e 2021, u bë lojtari i dytë që u tërhoq nga Grand Slam-i i këtij viti për shkak të koronavirusit pas kroatit Marin Cilic. Me largimin e Berretinit vjen shansi i artë për suedezin e eliminuar, Elias Ymer. 26-vjeçari ishte kuotuar si favorit për të fituar në turneun me bar, së bashku me Nadal dhe Djokovic, por tashmë konkurenca për ta bie, duke qenë favorit për të triumfuar në garën më prestigjoze të tenisit botëror.

Klan News