Ushqime tradicionale, prodhime bio dhe punime artizananale ishin pjesë e festës  lokale të agroturizmit në Lundër, pjesë e të cilës u bënë ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Apeli për të konsumuar produkte vendase si mënyrë e zhvillimit të ekonomisë vendase ishte kryefjala e këtij aktiviteti.

Blendi Klosi:

“Kryebashkiaku Veliaj shkoi më tej duke premtuar se gjatë mandatit të tij të dytë në krye të Tiranës do t’i kushtojë një vëmendje të theksuar fshatit”.

Erion Veliaj:

“Tirana është stërzmadhuar, teksa futemi për një garë të mandatit të dytë: një nga gjërat që duhet të bëjmë më mirë është të ngushtojmë hendekun midis fshatit edhe qytetit, midis zonave rurale dhe zonave urbane. Pra, duhet të ketë shesh “Skënderbej”, por duhet të ketë edhe Lundër, duhet të ketë Pazar të Ri, por duhet të ketë edhe Farkë. Në mandatin e dytë kjo është një nga gjërat që kemi një shans fantastik që s’duhet humbur”.

Tirana ofron jo vetëm produkte bujqësore dhe blegtorale shumë të mira, por ka edhe një natyrë që ofron mundësi për zhvillimin e agroturizmit dhe thithjen e sa më shumë vizitorëve.

Tv Klan