Një tjetër sasi vaksinash kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Bëhet fjalë për 11.700 doza të tjera të vaksinave Pfizer. Lajmin e ka njoftuar Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Me ardhjen e kësaj doze, numri i vaksinave anti-Covid të mbërritura në Shqipëri shkon në 858.750. Deri më tani janë kryer 776.461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Sipas synimit të qeverisë, deri në fund të muajit Qershor duhet të kryhen 1 milion vaksinime. /tvklan.al