Kjo është mbledhja e parë e këshillit të Qarkut të Durrësit drejtuar nga kryebashkiaku Miri Hoti. Në këtë merrte pjesë dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punës dhe Çeshtjeve Sociale Makbule Çeço e cila e ka cilësuar si e nivelit të dytë për nga rëndësia e pushtetit vendor këtë këshill.

Nga apeli i këngëtarëve mungonin 12 anëtarë të Partisë Demokratike. Prezentë nga përfaqësuesit e opozitës ishte vetëm kryetari i komunës së Niklës, Krujë.

Në ligjërimin e parë të këtij këshlli u votua për organet drejtuese me një kryetar dhe 5 anëtarë të cilëve iu verifikuan mandatet dhe do të jenë po këta që do të vënë në punë mekanizmin e qeverisjes në nivel rajonal./tvklan.al