Një ilaç kundër Parkinsonit që muajt e fundit ka marrë aprovimin për t’u përdorur në vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe e më gjerë po jep rezultate surprizuese në kurën kundër sëmundjes që shkatërron sistemin nervor të njeriut.

Fjala është për ilaçin me emrin tregtar Produodopa, që nxit shtimin e sasisë së hormonit të dopaminës në tru, përgjegjës për përmirësimin e lëvizjeve dhe gjendjes emocionale të pacientëve.

Ky filmim tregon gjendjen shëndetësore të një pacienti në një gradë shumë të përparuar të sëmundjes, i cili për shkak të degradimit të qelizave të trurit nuk kontrollonte dot lëvizjet e turpit për shkak të dridhjeve të forta tipike që shkakton sëmundja.

Gjendja shëndetësore e tij u përmirësua jashtëzakonisht pas përdorimit të këtij ilaçi, duke i mundësuar atij të kryejë një jetë thuajse normale.

Ilaçi merret me anë të një pompe që e injekton atë automatikisht nën lëkurë, përmes ageve. Të dhënat më të fundit, ato të vitit 2020 tregonin se 9.4 milionë njerëz në gjithë globin vuanin nga kjo sëmundje dhe që prek kryesisht moshat mbi 60 vjeç.

Tv Klan