Mbyllet me humbje aventura e kombëtareve të volejbollit në fushatën kualifikuese të Europianit. Përfaqësuesja e meshkujve u mund me rezultatin 3 – 1 nga Portugalia të mërkurën në Tiranë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka fituan vetëm setin e parë, që ishte tepër i luftuar.

Më pas volejbollistët shqiptarë u dorëzuan përballë portugezëve që e mbyllën në krye të grupit. Shqipëria u rendit e treta pas 2 fitoreve dhe 4 humbjeve.

Përfaqësuesja e femrave me shumë të reja në përbërje pësoi humbjen e gjashtë në po aq ndeshje. Vajzat kuqezi u mundën nga Kroacia e vendit të parë 3 – 0 me sete në sfidën e zhvilluar në shtëpi.

Tv Klan