Mbahet në Mynih, Festivali i Birrës i preferuar nga të gjithë, Oktoberfest. Festa e njohur përfundoi të dielën ku të pranishëm ishin 6.7 milionë vizitorë.

“Oktoberfest ofron cilësi në ushqim dhe pije. Gjithmonë ka qenë e rëndësishme që ne të bëjmë një festival të mirë dhe jo të ndjekim rekorde në aspektin e vizitorëve, por të cilësisë. Ne ia dolëm dhe kjo më bën krenar”, thotë Clemens Baumgaertner, organizator i Oktoberfest.

Edhe pse pjesëmarrja ishte paksa më e ulët nga viti i kaluar, me 7.2 milionë njerëz, organizatorët e eventit thanë se atmosfera ishte e bukur dhe pati shumë pak incidente.

“Ishte një Oktoberfest paqësor dhe i bukur. Siguria ishte e përsosur. Ne ja dolëm që ky Oktoberfest të ishte një festival i mrekullueshëm”, shton Baumgaertner.

Festivali mirëpriti vendasit së bashku me vizitorë të huaj nga SHBA, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndryshe nga vitet e kaluara kishte një numër në rritje të  vizitorëve të huaj nga India.

Klan News