Duke mbajtur veshur kostumin popullor karakteristik bavarez, e gjithashtu gotat e birrës, futbollistët e skuadrës së Bajern Mynihut morën pjesë në një sesion fotografik tradicional përpara Oktoberfest.

Ndërsa mbyllën një vit futbollistik zhgënjyes ku klubi nuk arriti që të fitonte asnjë trofe të vetëm, hera e parë kjo që nga sezoni 2010/2011, lojtarët dhe trajneri i tyre Vinsent Kompani janë të etur për një fillim të ri dhe një sezon të suksesshëm.

“Sapo t’i vesh paliçetat karakteristike dhe Oktoberfesti afrohet, atëherë e kupton mënyrën e veçantë të jetës bavareze. E kjo i përshtatet gjithkujt”, thotë Muller.

“Në stadiumin tonë në shtëpi, ka rëndësi të madhe që të vendosim precedent për pjesën e mbetur të vitit. Sigurisht që ka shumë për të ndodhur nga tani, e deri në fund të sezonit. Jam i uritur për suksese, sidomos pas atij sezoni që mbyllëm”, shprehet Harry Kane.

“Ne duam vetëm të fitojmë! Sepse kjo është tipike e Bajernit. Nëse e bëjmë ndaj Leverkusen apo ndonjë ekipi tjetër, pak rëndësi ka për ne”, thekson trajneri.

Bayerni do të përballet ndaj kampionëve në fuqi të Leverkusenit më 28 Shtator, në javën e dytë të Oktoberfest.

Tv Klan