Një vit më parë, Einav Zagauker ishte shtëpiake, nënë e një djali 24-vjeçar të quajtur Matan. Brenda pak ditësh ajo u bë një aktiviste, duke luftuar për lirimin e të birit, i cili u rrëmbye një vit më parë nga Hamasi në Rripin e Gazës. Në një nga protestat e vitit të kaluar, Einav Zangauker është lidhur me zinxhirë në një urë në Tel Aviv duke kërkuar rikthimin e djalit të saj.

“Është e vështirë, zgjohem me të njëjtin makth çdo ditë. Kam gati një vit që jetoj 7 tetorin. Si nënë, nuk mund marre fryme lirisht. Mendoj se do të ndryshoj kur ta shoh Matanin me shkëlqimin në sytë e tij të qëndrojë përballë meje”.

Ajo shpreson që Matani të jetë ende gjallë.

“Matan është gjallë dhe nuk e di nëse do të fitoj, në luftën time për ta rikthyer. Të gjithë do të kthehen, por qëllimi ynë është të shpëtojmë ata që janë ende gjallë dhe Matani është një nga pengjet që jeton”.

Komunikimi i fundit i Einav me djalin e saj ishte në orën 10:08 të datës 7 tetor, pasi ai dërgoi mesazhe në WhatsApp ku thuhej se militantët e Hamasit “po hyjnë nëpër shtëpi”, “Të dua”, “mos qaj” dhe në fund ” ata po hyjnë.”

Një video e filmuar në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, tregon Matanin duke u marrë me një motoçikletë nga dy burra. Për dhjetë ditë torturuese, ndërsa autoritetet po përpiqeshin ende të merrnin kontrollin mes kaosit të sulmit, familja nuk e dinte fatin e te riut, derisa erdhi njoftimi zyrtar, ai ishte një nga 250 personat e rrëmbyer në Gaza.

Matan u mor peng së bashku me të dashurën e tij Ilana Gritzewsky. Ajo u lirua gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor 2023. Por negociatat për të siguruar një marrëveshje tjetër pengjesh kanë dështuar.

Ajo ka edhe një thirrje për të birin.

“Matan, nëse po e shikon këtë, dua që ta dish, nuk do të heqim dorë nga ty dhe të kërkoj të vazhdosh të shpresosh dhe të mos dëshpërohesh”.

Einva është pozicionuar si kritike e Netanyahut, duke e akuzuar atë se ka zgjedhur mbijetesën e qeverisë së tij të koalicionit, mbi shpëtimin e pengjeve.

Klan News