“Semafori” është tashmë një lloj himni i veçantë në koncertet e P.I.N.T, të cilët nuk munden as të marrin fjalën gjatë kohës që këndojnë fansat. Tirana e Prishtina janë shtëpia e tyre, konfirmojnë ata për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan. Albumi “Muzikë e Alltisë” ka mbetur pezull, pjesa e parë është ‘përpirë’ nga admiruesit që në ditët e para e janë duke pritur me padurim të dytën. Por fajin, “specërisht” sipas Lyrical Son, e paska Mc Kresha, ama një afat publikimi e dhanë.

Mc Kresha: Si në Tiranë, si në Prishtinë, ne jemi në shtëpi. Home court. E zëvendësuam “sinqerisht” me “specërisht”. Bëjmë ne lojëra fjalësh, për atë njihemi.

Lyrical Son: Të djegst’ specërisht.

Mc Kresha: Jemi shumë të gëzuar që bëhet ky festival dhe për qejfin tonë sonte do kënaqemi me “Asgjë sikur dielli” se kemi kohë pa e dëgjuar. Po, do e nxjerrim pjesën e dytë të albumit të fundit, pastaj synojmë që t’i shtypim fizikisht të dy pjesët që t’i bëjmë me disa versione të veçanta për fansa të veçantë.

Lyrical Son: Ky i ka fajet. Ne s’kemi kurrfarë sezoni të veçantë, ne jemi në sezon gjithmonë, unë e Kresha, kështu që ma merr mendja që pas këtij sezoni vere, që ka qenë i ngjeshur./tvklan.al