Conor McGregor duket sikur po e bën zakon tërheqjen nga luftimet. Për të tretën herë në 4 vjet ish-kampioni 31-vjeçar ka deklaruar se do të tërhiqet nga ky sport.

“Hej njerëz, kam vendosur që të tërhiqem nga luftimet. Faleminderit për kujtimet e mrekullueshme”, shkruante ai në Tëitter.

Dueli i tij i fundit ishte në Janar të 2020-s, kur mposhti amerikanin Donald Cerrone për 40 sekonda në Las Vegas. Më herët ai kishte shpallur tërheqjen më 2016 dhe 2019-n, përpara se të kthehej sërish në ring.

McGregor provoi të merrej me boks, por humbi ndaj 5 herë kamionit të botës Floyd Mayweather në Gusht të 2017-s./tvklan.al