Tirana gjen fitoren e parë pas 6 barazimesh radhazi. Përballë Skënderbeut nuk ishte e lehtë. Korçarët kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 39’, Rashica ktheu në gol një 11-metërsh.

Bardheblutë shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe Tirana nisi menjëherë të përfitojë nga gabimet e Skënderbeut.

Pregaj shënoi golin e barazimit.

Ishte sërish ai që realizoi përmbysjen e rezultatit duke siguruar fitoren për Tiranën.

Elbasani fitoi në ndeshjen debutuese të trajnerit Nevil Dede. Në transfertë, goli i vetëm erdhi në minutën e 76’ me Lleshin, i cili kishte hyrë në fushë nga pankina. Zëvendësim i duhur i trajnerit Dede.

Loja e të dy skuadrave pati ritëm gjatë gjithë ndeshjes, por është Elbasani që pati sukses dhe tashmë e sheh veten 1 pikë pas Vllaznisë kryesuese, por në shkallën e tretë të renditjes me pikë të barabarta me Partizanin.

Tv Klan