Droni shmang kontaktin fizik, kurorëzohet kampionia e Badmintonit

Për herë të pestë në karrierë, Caroline Marin është kampione e Europës në Badminton për femra.

Spanjolles iu nevojitën vetëm 37 minuta për të mposhtur kundërshtaren daneze, Line Christophersen, në finale e zhvilluar në Kiev të Ukrainës. Marin dominoi mbi rivalen, për të fituar 21-13 dhe 21-18 dhe për t’u barazuar me legjendën e Badmintonit, Peter Gade me 5 tituj europianë.

Por nëse sfida ishte pa shumë histori, ishin organizatorët ata që tërhoqen vëmendjen. Shpërndarja e medaljeve nuk u bë si zakonisht, por në një mënyrë tepër speciale.

Medaljet zbritën me një dron, e gjitha kjo për të shmangur kontaktet me njëri-tjetrin.

Klan News