Vdekja e një shtetasi shqiptar në një rajon policie në Athinë, në fillim të muajit, kërcënon të tendosë marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti, Bujar Nishani, kanë bërë thirrje për një hetim të plotë nga autoritetet greke.

Sipas autoriteteve policore greke, 29-vjeçari Pëllumb Marnikollaj, i cili ishte dënuar me 8 vjet burg për akuzën e grabitjes, kërceu nga dritarja në një stacion policie, kur ai u tha se mund të përballet me akuza të tjera për krime të tjera.

Por, të afërmit e viktimës dhe raportet e mediave sipas policisë në Shqipëri, pretendojnë se ai është torturuar e vrarë dhe po kërkojnë veprime nga qeveria e tyre, për të siguruar një hetim të plotë për këtë rast.

Avokatja greke, e punësuar nga vëllai i viktimës, tha se në raportin e autopsisë nuk tregohen shenja të torturës. Por, të afërmit janë të bindur dhe po kërkojnë një autopsi të re./tvklan.al