Megan Thee Stallion me sa duket ka konfirmuar se është në lidhje me lojtarin e Chicago Bulls, Torrey Craig.

Reperja 29-vjeçare postoi dhe më pas e fshiu një video të saj me 33-vjeçarin duke marrë pjesë në një sfidë për çiftet në TikTok.

Dyshja iu përgjigj një sërë pyetjesh në lidhje me marrëdhënien e tyre si pjesë e trendit. Menjëherë pas videos, fansat nuk humbën detaje të rëndësishme nga kjo romancë, duke përfshirë edhe atë se kush propozoi i pari.

Romanca e re vjen pasi fituesja e shumë çmimeve Grammy ishte në një lidhje me reperin dhe kompozitorin amerikan Pardison Fontaine.

Ata festuan përvjetorin e tyre të dytë në tetor 2022 dhe ai ishte një mbështetje e madhe për të për shkak të një beteje të gjatë ligjore kundër Tory Lanez. Megjithatë, këngëtarja e hitit “Savage” konfirmoi ndarjen e tyre në maj 2023, kur u pa duke u mbajtur për dore me yllin e futbollit Romelu Lukaku në dasmën e shokut të tij të skuadrës.

Klan News