Lumi Sava në Serbi po shqetëson shkencëtarët dhe shkak për këtë është bërë kjo ngjyrë jeshile që e ka mbuluar atë. Ata thonë se ngjyra jeshile e lumit është rezultat i nxehtësisë ekstreme që ka kontribuar në krijimin e algave.

Pedagogia Gordana Subakov Simiç në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters thotë se  lulëzimi i algave lidhet  me ndryshimet e fundit klimatike.

“Për disa muaj nuk ka pasur reshje të mjaftueshme, ose të them më mirë nuk ka patur fare shi. Edhe kur ka rënë pak shi ka qenë e pamjaftueshme dhe kjo është katastrofike. Jo vetëm për këtë ujëra të Beogradit, por edhe për lumenj të tjerë në Serbi. Së dyti, temperaturat e ujit shumë të larta janë  të dëmshme për jetën ujore në përgjithësi dhe për bimët në veçanti”, tha ajo.

Simiç paralajmëron se pasojat e ndryshimeve klimatike po ndihen kudo në Serbi dhe për këtë ajo jep disa shembuj.

“Lumi Sava është vetëm një rast, por ka edhe të tjera, më të rënda, vetëm shikoni se si është tharë bimësia në të gjithë qytetin. Bimët e pa ujitura u thanë të gjitha. Do të kemi një masakër mjedisore, pasi efektet e ndryshimeve klimatike tani po shkaktojnë edhe më shumë shkatërrim për bimët dhe pemët tona, mjaft të shohim atë që po ndodh në Kopshtin Botanik”, shprehet Simiç.

Klan News