Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi me anë të dronit kishin vendosur të spiunonin kombëtaren braziliane.

Sipas asaj që raportohet në mediat vendase, treshja tentuar për të marrë informacione rreth teknikës që do të përdor kombëtarja “Seleçao” për dy takimet kualifikuese të Kupës së Botës, ndaj Ekuadorit dhe Paraguajit.

Shkelësit i përkasin nacionaliteteve si brazilian, venezuelian dhe ekuadorian, edhe pse ky i fundit deklaroi se vinte nga Kolumbia.

Përveç dronit, policia braziliani konfiskoi edhe një kompjuter që përdorej për ruajtjen e pamjeve dhe aparate celulare.

Brazili vjen pas tre humbjeve radhazi dhe synon fitoren për të qenë në garë për një biletë që do e kualifikonte në Botërorin e vitit 2026.

Në krahun tjetër ende mbetet për t’u zbuluar se nga cila përfaqësuese ishte ndërtuar kjo skemë spiunazhi, me policinë që ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Diçka që përsëritet në botën e futbollit. Në Lojërat Olimpike të Parisit ndodhi e njëjta situatë, ku përgjegjës u bënë pjesëtarë të ekipit të kombëtares kanadeze të femrave të cilët spiunuan me anë të dronit seancën stërvitore të Zelandës së Re.

Trajnerja e skuadrës u sanksionua për 1 vit, ndërsa Kanadasë iu zbritën 6 pikë në renditjen e përgjithshme të fazës së grupit të Olimpiadës.

Klan News