Pas kurorëzimit për herë të katërt si kampione e Europës, Spanja ka të tjera synime. Iberikët tentojnë të mbrojnë titullin e Ligës së Kombeve fituar vitin e shkuar, mision ku pengesë e parë do të jetë Serbia.

Tekniku Luis de la Fuente do të ketë grup të plotë për të sfiduar ballkanasit, gjithsesi pa dy futbollistë kyç.

Alvaro Morata dhe Rodri janë pezulluar nga UEFA pas thirrjeve anti-Gjibraltar, me Spanjën që nuk vendosi të apelojë.

Kjo për shkak se Morata po vuan nga dëmtimi dhe do të mungonte edhe në kushte normale ndaj Serbisë e Zvicrës, ndërsa Rodri do të jetë i gatshëm kundër Helvetëve.

Spanja përfundoi përgatitjet për sfidën e kësaj të enjte kundër Serbisë, sfidë që luhet në stadiumin “Rajko Mitic” të Beogradit.

Skuadra e Luis De la Fuente do të udhëtojë më pas në Gjenevë për t’u përballur me Zvicrën të dielën e 8 shtator, me të rinjtë Lamine Yamal dhe Nico Williams si pika orientimi pas performancës së mirë të Euro2024.

Klan News