Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shqiptarët duhet ta shohin të ardhmen pa atavizma e të së kaluarës. Me këto fjalë presidenti Meidani u është drejtuar pjesmarrësve në Konferencën Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve të zhvilluar sot në qytetin e Lezhës. Shqiptarët kanë treguar se dinë të falin tha Meidani, duke bërë thirrje për paqe dhe pajtim.

Diskutantët, përfaqësues të shoqatave të pajtimit të gjaqeve vlerësuan rolin e fesë dhe kërkuan që shteti ligjor të vënë dorë mbi prishësit e rendit. Kohët e fundit janë shtuar rastet kur familjet kryesisht në veri të shqipërisë i kanë falur gjakun njëra-tjetrës, pas shumë vitesh në hasmëri./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame