Yacine Adli është zyrtarisht një lojtar i Fiorentinës. Mesfushori largohet nga Milani dhe do të vazhdojë karrierën te skuadra tjetër e Serisë A.

Futbollisti algjerian, kalon të Fioretnina në huazim për 2 milionë euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 10 milionë euro.

Adli nuk ishte në planet e trajnerit Paulo Fonseca dhe iu kërkua që të gjente një skuadër të re.

Mesfushori në të kaluarën ka veshur, në 104 ndeshje, fanellën e Bordeaux, ndërsa në sezonin e fundit me Milanin, ai bëri 33 paraqitje në Serinë A, Kupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, duke shënuar një gol. Adli do të mbajë fanellën me numrin 29 te Fiorentina.

24-vjeçari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe pas prezantimit, është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit të tij të ri, Palladino. Adli shpreson të lërë shenjë dhe të bindë drejtuesit, për t’i blerë kartonin në fund të sezonit. /tvklan.al