“Divorci” ishte zyrtar. Sot iu vu vula. Leo Messi nuk do të jetë pjesë e sezonit të ri me Barcelonën. “Pleshti” ka shpjeguar çdo gjë në një konferencë për shtyp përballë gazetarëve. 

Ka qenë një moment emocionues për lojtarin argjentinas, i cili ka shpërthyer në lot pasi do të largohet nga skuadra me të cilën fitoi gjithçka. Ky moment është shoqëruar me duartrokitje nga lojtarët e tjerë dhe të pranishmit, në mbështetje të rij.

Gjatë fjalës së tij, Messi ka premtuar se do të rikthehet në Barcelonë.

“Falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan. U rrita me vlerat e këtij klubi”, tha Messi.

Pavarësisht përpjekjeve të klubit për rinovim kjo nuk u realizua prej rregullave financiare të La Liga-s. Klubi katalanas ka deklaruar se dy palët ranë dakord për rinovimin e kontratës, por rregullat ekonomike të La Liga-s nuk e lejuan që situata të bëhet realitet./tvklan.al