Një mësuese nga El Dorado, Arkansas habiti të gjithë me veprimin e saj para dasmës.

Kelsey Moeller, 30 vjeç e veshur me fustanin e bardhë u paraqit në shkollë tek nxënësit e saj, për t’iu dhënë atyre mundësinë ta shihin veshur me të bardha para kujtdo tjetër, përfshirë këtu edhe burrin e saj të ardhshëm.

Ajo realizoi me ta një set fotografik dhe iu dhuroi nxënësve të saj, por edhe vetes kujtime të paharrueshme, për t’u siguruar që megjithëse ata nuk do të ishin në dasmë, mund të ishin pjesë e ditës së saj më të rëndësishme.

Kelsey u shpreh: Doja që nxënësit të më shikonin me fustanin e bardhë para kujtdo tjetër, përfshirë kutu babain tim dhe bashkëshortin e ardhshëm. Unë kam një lidhje shumë të fortë me klasën time dhe mua më pëlqen shumë të shkoj në shkollë dhe të qëndroj me nxënësit e mi.

Fotografitë së bashku me klasën janë disa nga më të preferuarat e saj nga e gjithë dasma.

“Fëmijët nuk e dinin që unë do ta bëja këtë, unë vetëm u kërkova prindërve të tyre që t’i dërgonin në shkollë të veshur bukur sepse ne do të bënim disa foto të veçanta. Ishte një moment vërtet i veçantë”./tvklan.al