Një person i armatosur që kalonte nga Jordania vrau tre civilë izraelitë në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite vrau autorin dhe menjëherë pas ngjarjes së rëndë   autoritetet izraelite urdhëruan mbylljen e  tre pikat  kufitare tokësore me Jordaninë.

“Kjo është një ditë e vështirë. Një terrorist i neveritshëm vrau me gjakftohtësi tre civilë tanë,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji përgjatë kufirit me Jordaninë që nga nisja e sulmeve të 7 Tetorit të grupit të Hamasit në jug të Izraelit. Sulmi ndodhi në një zonë ku kamionët jordanezë shkarkojnë ngarkesat që hyjnë në Bregun Perëndimor dhe që kontrolllohet nga Tel Avivi.

Dhjetëra rimorkio kalojnë çdo ditë nga Jordania, me mallra që furnizojnë tregun e Bregut Perëndimor dhe atë izraelit. Ndërkohë, këtë të dielë, Kombet e Bashkuara, në bashkëpunim me autoritetet lokale shëndetësore në Gaza zgjatën me një ditë një fushatë për të vaksinuar fëmijët kundër poliomielitit. Fushata synon të vaksinojë 640,000 fëmijë në Gaza pas rastit të parë të poliomielitit në rreth 25 vjet.

Klan News