Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar këtë të premte me ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum.

Kreu i shtetit i ka shprehur ministrit turk mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi vendit tonë pas tërmetit më 26 Nëntor.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan se e ka falenderuar Kurum për angazhimin e Presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve.

“I shpreha mirënjohje të thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. E falenderova gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit. Me rëndësi bashkëpunimi me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë”, shkruan Presidenti në Facebook./tvklan.al