Ministrat e rinj, prokuroria nis verifikimet pas kërkesës së Metës - Tv Klan

Ministrat e rinj, prokuroria nis verifikimet pas kërkesës së Metës



Ministrat e rinj, prokuroria nis verifikimet pas kërkesës së Metës

16:07 13/09/2021

Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigj Presidentit të Republikës Ilir Meta për 16 kandidatët për ministra, të propozuar nga Kryeministri Edi Rama. Organi i akuzës ka mbledhur informacion nga të gjitha prokuroritë e rretheve dhe në bazë të përgjigjeve të tyre, rezultoi që nuk ka asnjë nga 16 kandidatët probleme me ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme thekson se faktin që 16 kandidatët për ministra nuk janë në fazë hetimi apo verifikimi nga prokurorit më juridiksion të përgjithshme. Ndërsa Meta që të bëjë dekretimin e tyre po pret përgjigjen përfundimtarë edhe të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.  

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja thekson faktin që kjo çështje do të kryhet me përparësi për shkak edhe të afatit 7 ditor që ka presidenti për të bërë ose jo dekretimin. Kraja theksoi faktin që brenda afatit ligjorë që parashikon ligji do t’i përgjigjen kërkesës së kreut të shtetit. Ndërsa prokuroria e përgjithshme u ka dërguar një e-mail zyrtar të gjitha organeve të hetimit në vend për të marrë informacion për të 16 emrat e propozuar.

Nëse ndonjëri prej tyre do të rezultoj që është në fazë verifikimi ose hetimi atëherë presidenti mund të mos bëj dekretimit e atij individi si Ministër. Prokuroria e Posaçme si organi kompetent që ka për detyrë të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ka dhe detyrën më të vështirë pasi nëse rezulton që ndonjëri nga kandidatët është në fazë hetimi apo verifikimi, mund të mos dekretohet nga Presidenti. Por nga ana tjetër mund të të dëmtojë punën e SPAK.

Meta ka kërkuar informacion për secilin prej tyre, për shkak se këtë të drejtë ja jep ligji. Por të gjitha organet e hetimit do të duhet që të kryejnë të gjitha veprimet e tyre hetimore brenda një kohe shumë të shkurtër.  Në të shkuarën Meta i ka kthyer Rames emerimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj, i cili mbeti gjate ne detyre si zëvendësministër duke kryer rolin e ministrit.

Klan News








Të ngjashme