Qeveria është e vendosur të modernizojë infrastrukturën në funksion të shpërndarjes së dokumenteve të identitetit.

Pasi u arritën standardet më të mira evropiane gjatë lidhjes së kontratës koncensionare për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaporta biometrike dhe kartat e identitetit radhën e ka mirëfunksionimi i zyrave që do të pranojnë aplikimet.

Gjatë një takimi me prefektët kryetarët e bashkive dhe të komunave Ministri i Brendshëm u ka kërkuar atyre angazhim në fazën e implementimit të këtij projekti madhor.

Bujar Nishani: “Qeveria shqiptare ka siguruar dhe është e gatshme t’u alokojë fondin financiar për projektin që gjithsecili prej jush ka paraqitur për zyrën përkatëse dhe përtej infrastrukturës që do t’ju duhet ju për të krijuar inicionin e përshtatshëm dhe të nevojshëm që do t’u duhet qytetarëve shqiptarë për procesin e aplikimit. Unë do të kërkoj këtë moment në këtë takim që kemi para pikërisht angazhimin tuaj personal të drejtpërdrejt”.

Për të përmirësuar kushtet e zyrave të Gjendjes Civile qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 2 milion eurosh.

Pushtetarët vendorë kanë një javë në dispozicion për të raportuar mbi gjendjen dhe për të përpiluar nevojat financiare për ngritjen e standardeve në këto zyra./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro