Ministri për Evropën dhe Punët e Jasthme, Igli Hasani ka mbërritur në Rumani, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare 2-ditore, në 4 dhe 5 Qershor.

Pas mbërritjes në Rumani, Ministri Hasani është takuar me Presidentin Klaus Lohannis. Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Hasani shkruan se i ka shprehur mirënjohjen Presidentit Lohannis për mbështetjen e Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Vizita zyrtare në Rumani, nisi me takimin produktiv me Presidentin Klaus Lohannis. Si aleatë të NATO-s, jemi të përkushtuar për të rritur bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.  Shpreha mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, shkruan Hasani.

Gjatë vizitës së tij, Ministri Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, si: Ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu; Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Catalin Predoiu, Ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu dhe me Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit, Titus Corlatean.

Kjo vizitë, që pason vizitën e Ministres Oodbescu në Tiranë Nëntorin e kaluar gjatë së cilës u nënshkrua dhe Plani i Veprimit 2024-2025, është shprehje e vullnetit të përbashkët për të intensifikuar më tej dialogun politik./tvklan.al