Përsa i përket takimeve me ministritë përkatëse dhe grevat e urisë nga mësuesit sindikalistë, ministri i Arsimit Et’hem Ruka u përgjigj :

Si ministër i Arsimit mund të them që kërkesat e tyre nuk mund t’i quaj të padrejta por gjithsesi zgjidhja e tyre varet nga mundësitë ekonomike dhe financiare që ka vendi dhe nga pikëpamja dinamike kohore. Nuk mund të bëhen zgjidhje të improvizuara apo të shpejta pa u studiuar apo pa krijuar hapësirën e domosdoshme për një trajtim të diferencuar. Praktikisht janë bërë konsultime intensive me Ministrinë e Financave, me Ministrinë e Punës dhe propozimi që u kemi bërë sindikatave, në thelb ka qënë që ne të bëjmë një zgjidhje definitive dhe të studiuar brenda mundësive ekonomike që ka vendi. Natyrisht sindikatat kanë pritur që unë nga këto takime të kisha një shifër të saktë. Mua nuk më pëlqejnë asnjëherë kërkesat ultimative dhe shteti nuk mund të veprojë me këto kërkesa ultimative”/tvklan.al