Lajme Arkiva 2003

Privatizimi i sektorëve strategjik dhe ndërmarrjeve të naftës do të vazhdojë të jetë në vitin 2003 prioriteti i Ministrisë së Ekonomisë. Ministri i Ekonomisë Arben Malaj gjatë analizës vjetore në prani edhe të Ministrit të Shtetit për Integrimin Sokol Nako, tërhoqi vëmendjen te drejtoritë përkatëse në sektorët e privatizimit për një punë më të përgjegjshme.

Arben Malaj: Realizimi i privatizimit të një shoqërie me kapital të përbashkët ku përvoja jonë që nga vitet 90 tregon se vetëm  kemi paguar kosto. Dhënia e aksesit maksimal biznesit privat në pjesët që janë privatizuar që të investojnë dhe ta rrisin pjesëmarrjen e tyre në kapitalin e shoqërive për të përshpejtuar procesin e privatizimit duhet të jenë obligime konkrete të drejtorisë që merren me privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në rast të kundërt me praktikën që kemi deri më tani ne duhet të shesim gjithçka duke filluar nga paketat e kompanive dhe deri te asetet më të parëndësishme të tyre. Në këtë drejtim unë e konsideroj të nevojshme që gjithçka që ka të bëjë me procesin e menaxhimit të sektorit publik, të privatizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe me sektorin strategjik, duhet të ndryshojë rrënjësisht në vitin 2003.

Ministri i Ekonomisë u shpreh se gjatë këtij viti synohet të arrihet riorganizimi i korporatës elektroenergjetike shqiptare në tre kompani të mëdha në përputhje me orientimin e bankës botërore dhe kryesisht drejt ndarjes së ndërmarrjeve, për furnizimin me energji elektrike nga korporata elektroenergjetike po për këtë vit synohet edhe dalja nga momenti i zhbllokimit të privatizimit të kompanisë më të madhe Albtelecom.

Përsa i përket marrëveshjeve të tregtisë së lirë Malaj tha se në vitin që sapo u mbyll u realizuan të gjitha parashikimet në këtë drejtim ndërkohë që për këtë vit parashikohen nënshkrimet jo vetëm me Kosovën, por edhe me Turqinë dhe Moldavinë./tvklan.al