Ridvan Bode: “Ne e vlerësojmë shumë këndvështrimin e partnerëve të huaj dhe institucionet financiare që operojnë në Shqipëri, një këndvështrim nga jashtë dhe u themi me sinqeritet që të gjitha këto vlerësime dhe konsiderata pozitive nuk janë më shumë se veçse një motivim i ri për qeverinë në fushën e reformave. Raporti i tranzicionit 2008, rritja në tranzicion konstatojmë me kënaqësi që përbën një certifikatë vlerësuese për efikasitetin e reformave ekonomike dhe ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2008. BERZH-i në veçanti vlerëson reformat e ndërmarra në dobi të përmirësimit të klimës së biznesit dhe uljes së taksave. Reformat të cilat kanë qenë ndër faktorët kryesorë që vendi ynë vazhdon të ruajë e tejkalojë ritmet e rritjes ekonomike të programuar prej 6% Prodhimit të Brendshëm Bruto”./tvklan.al