Eva Simoni: “Ministria e Financave ndryshe nga ç’pretendon Partia Socialiste ka kryer një proces transparent dhe të suksesshëm të privatizimit të INSIG-ut, i cili u shit për 41 milion euro në total kompanisë amerikane të sigurimeve, American Reserve Life Insurance. Ndërkohë që procesi vijonte për shkak të krizës financiare ndërkombëtare në fazën finale të tij rikonfirmoi ofertën e saj për blerjen e INSIG-ut vetëm kompania amerikane American Reserve Life Insurance, e cila ofroi 6.4 milion euro mbi çmimin maksimal të vlerësuar nga këto PMG, ose 5.6 milion euro nga çmimi që kishte përcaktuar qeveria. Procesi është cilësuar i suksesshëm jo vetëm nga qeveria shqiptare, por dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar”./tvklan.al