Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka zbuluar vetë ajo, përmes një postimi në Facebook.

Spiropali ka publikuar një foto ku shihet teksa mban në krah vogëlushin, dhe pranë saj gjendet edhe vajza Nalta. Kren, shkruan Spiropali bashkëngjitur postimit të saj, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin e veçantë të djalit. /tvklan.al