milanMilan ka ndalur fitoret radhazi të Real Madridit. Pipo Inzagi ka mundur Karlo Ançelotin në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Dubai.

Rezultati ka qenë 4 – 2 në favor të ekipit italian. Përballë 42 mijë spektatorëve lojtarët e Milanit kanë qenë më të saktë duke fituar në fund trofeun Dubai Çellënxh Kap për të katërtën herë.

El Sharaui ka qenë më i spikaturi në këtë sfidë me 2 gola të realizuar, ndërsa një nga golat për madrilenët e ka shënuar Kristiano Ronaldo.

Tv Klan