“Frekuentimi i plazhit rrit imunitetin e qytetarëve”

Temperaturat e larta të këtij muaji kanë bërë që shumë qytetarë t’u drejtohen plazheve apo dhe pishinave. Por ato mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ në fuqi, edhe pse ekspertët thonë se këto ambiente nuk përbëjnë asnjë rrezik. Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero sqaron se virusi e ka të pamundur të jetojë si në ujin e detit.

“Përdorimi i detit nuk sjell rrezik të shtuar për shkak të Covid-19. Uji i detit është mëse i sigurtë. Ekspozimi në ujin e detit që përmban jodin, kripën, banjon e dellit gjithashtu përmirëson imunitetin e njeriut dhe ndihmojnë në përballimin e të gjitha sëmundjeve infektive”.

Eidemiologu Ilir Alimehmeti sqaron se deri tani janë dy studime shkencore, të cilat kanë dalë në konkluzionin se uji i detit nuk është transmetues i virusit.

“Kjo është tashmë e bërë e qartë, qoftë nga Qendra Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, qoftë dhe nga studimi i fundit i bërë nga Instituti Kombëtar i Francës për Studimet Oqeanike, ku thotë qartësisht që nuk ka gjetur gjurmë të koronavirusit as në ujë dhe as në molusqe”.

Për të gjithë ata që frekuentojnë pishinat, mjekët thonë se nëse zbatohet protokolli shëndetësor dhe ai i kushteve higjieno sanitare, as ato nuk përbëjnë rrezik për Covid-19.

“Sipas meje, duhet të frekuentohen. Nuk ka pengesë për t’u frekuentuar. Njësoj si uji i detit dhe uji i pishinave nuk është transmetues i Covid-19. Duhet doemos të zbatohen protokollet të cilat reduktojnë numrin e frekuentuesve. Duhet të merren masa për dezinfektimin”.

“Rruga kryesore e përhapjes së Covid-19 është nga njeriu tek njeriu, pra problemi qëndron kur kemi grupe të mëdha njerëzisht”.

Sipas ekspertëve, gjithsesi qytetarët duhet të tregojnë kujdes me larjen e duarve dhe fytyrës kur dalin nga deti apo pishinat, si dhe në rastet kur prekin objekte të tjera.

Tv Klan