Mjeku Tritan Kalo shprehet optimist për sa i përket situatës së pandemisë së Covid-19. Në një postim në mediat sociale, Kalo shkruan se puna e madhe që është bërë këto 18 muaj pandemi, ka bërë që Shqipëria të kalojë fazën kritike të sëmundjes.

Sipas mjekut të njohur tashmë duhet që të gjitha energjitë të fokusohen tek rigjallërimi në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik.

Puna e madhe Edukuese dhe informuese e Arsimtareve tona, bëri që pas 18 muajsh të deklarimit të rasteve të para të të sëmurëve me Sars-Cov2/Covid-19 në Wuhan-in e largët  e më pas përhapjen e kësaj “flame në mbarë botën”, ne krenarisht mundet të pohojmë se e “KEMI KALUAR FAZËN KRITIKE TË KËSAJ PANDEMIJE”, dhe do të kemi edhe më shumë mundësi tash e prapa të shtojmë përpjekjet, që të rigjallërohemi sa më shpejt të jetë e mundshme në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit“, shkruan mjeku.

Më tej ai shton se lufta nuk është fituar plotësisht dhe duhet shumë punë për të arritur deri në fund. Mjeku i infektivit u bën të gjithë qytetarëve thirrje që të zbatojnë rregullat kundër Covid dhe pasi ende virusi nuk është larguar./tvklan.al