Një kirurg britanik, gjatë një operacioni në mëlçi, ka shkruar inicialet e tij në organin e pacientit. Simon Bramhall, 48 vjeç nga Britania, përdori gaz argon për të shkruar inicialet “SB” në mëlçinë e pacientit fatkeq. Këtë bëmë të kirurgut e zbuloi një mjek gjatë një tjetër operacioni tek pacienti në fjalë. Kirurgu është pezulluar menjëherë nga puna, ndërsa pritet që të zbulohen rrethanat dhe arsyet e këtij episodi të çuditshëm.