Kampioni britanik doli i dyti në Maratonën e Londrës

Medalisti olimpik dhe kampioni i botës Mo Farah deklaroi se karriera e tij mund të përfundojë, pasi ai e mbylli i dyti maratonën 10,000 të Londrës.

Atleti i njohur britanik u rikthye të vrapojë për herë të parë që nga Qershori i kaluar, ku ai dështoi që të kualifikohej për në Lojërat Olimpike të Tokios.

39-vjeçari e mbylli konkurrimin 1 minutë më tepër se sa koha e tij më e mirë, ndërsa i pari doli 26-vjeçari Elis Kros, i cili ishte 4 sekonda më i shpejtë.

“Në një garë, trupi duhet që të jetë gati. Nevojitet gjendja më e mirë mendore e fizike të konkurrosh me këta djem. E dua këtë sport dhe çfarë bëj, kam pasur një karrierë të gjatë. Në karrierën time, kurrë nuk kam qenë kaq shumë gjatë jashtë garimit. Elisi i bëri gjërat mirë dhe më mundi”.

Farah e ka fituar garën e Londrës shtatë herë. Ai shtoi se kampionati botëror në Eugene do t’i mungojë, por nuk pranoi të përgjigjej kur u pyet nëse do të vraponte në Lojërat Olimpike të Komonuelthit apo kampionatin europian në Gusht.

Klan News