Momentet më të vështira të vitit 2014, të cilat nuk rastësia nuk i ka lënë të padokumentuara, janë bërë pjesë e renditjes në tabloidin britanik Daily Star.

5

Mes 10 prej këtyre momenteve, e para renditet kjo foto e liderit laburist britanik, i cili është fotografuar në një moment aspak të këndshëm, teksa hante një sanduiç me proshutë, për t’u dukur sa më pranë njerëzve të thjeshtë.

Kamerave, nuk i ka shpëtuar iPhone 6 i parë i shitur këtë vit. Pasi qëndroi në rradhë për orë të tëra, për t’a blerë, blerësit i bie në tokë celulari, teksa jepte një intervistë live.

ipjone

Një moment i vështirë konsiderohet edhe rasti, kur Xhon Travolta mbetet pa fjalë, pasi harron çfarë do të thoshte gjatë ndarjes së çmimeve Oskar për vitin 2014, një event i ndjekur nga mbi 43 milion njerëz në mbarë botën.

travolta

Ndërsa Naomi Kempbëll ngatërron emrin e fitueses së çmimit nobel për paqen 2014 Malala Jousafzai. Në urimin e postuar në Tuiter, Malalën e ngatërron me Malarien.

naomi

Në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, pëllumbi i paqes i lëshuar nga të pranishmit që dëgjonin fjalimin e Papa Françeskut, sulmohet nga një Korb i Zi.

pellumbi

Gabime bën edhe një multimiliarder si Donald Trump. Për t’u dukur një njeri me dhembshuri të lartë, ai riposton në tuiter një frazë, e cila iu duk prekëse, pa e ditur se personi që e kishte postuar, po ironizonte. Postimin e kishte shoqëruar  me foton e serialkillerëve britanikë Fred dhe Rozmari Uest.

Vajza, emrin e presidentit amerikan e ka dëgjuar gabim dhe e shqipton gabim edhe në Tuiter. Barraco Barnerin e kritikon, pse po ngatërrohet me Rusinë. Në këtë rast është fjala për presidentin amerikan Barak Obama.

Në vështirësi, të paktën një herë për këtë vit është gjendur edhe Elton Xhon. Kamerat fiksuan momentin kur këngëtari i famshëm, ra nga karrikja teksa ndiqte një ndeshje tenisi.

Gjëja më e këndshme që princeshës britanike Kembrixhit Kejt Middleton ka bërë për këtë vit është kjo shprehje fytyre. Këtë e bëri gjatë vizitës në një shtëpi për fëmijët jetimë në kuadër të turit të saj në Nju Jork, kur kujdestarët e institucionit e urdhëruan në paketonte dhuratat e Krishtlindjeve.

Këngëtarja kanadeze Avril Lavin i do fansat e saj. Por në këtë foto, kur një fanse i kërkoi të pozonte sëbashku me të, ajo mbajti distancë. Interpretimi për këtë foto ishte se ajo kishte frikë t’u afrohej fansave.

avril

Tv Klan